Si ta rendisni aplikacionin tuaj më lartë në Play Store dhe App Store

Me zhvillu një aplikacion është goxha vështirë.

Me i bind përdoruesit me shkarku atë aplikacion është edhe më vështirë.

Me mbi 2.8 milion aplikacione në Play Store (Android) dhe 2.3 milion aplikacione në App Store (iOS), të bindësh përdoruesit ta shkarkojnë aplikacionin tënd është jashtëzakonisht sfiduese. Pa marrë parasysh kualitetin dhe benefitet që aplikacioni yt ka në krahasim me konkurrencën, nëse përdoruesit nuk e shohin aplikacionin nuk kanë se si ta shkarkojnë atë.

Nëse ti je zhvillues ose pronar i një biznesi që ka një aplikacion për pajisje mobile, ky artikull është për ty. Tema që do të trajtojmë është: ASO.

Çka është ASO?

ASO (App Store Optimization) është procesi i optimizimit të aplikacionit tuaj që të renditet më lartë në rezultate të kërkimit. Sa më lartë që renditet aplikacioni aq më shumë përdorues potencial do ta shohin atë. Rritja e dukshmërisë nënkupton rritje të shkarkimeve dhe përdorimit të aplikacionit tuaj.

Qëllimi kryesor i ASO është rritja e trafikut në faqen e aplikacionit tuaj nga përdoruesit në mënyrë që ata të kryejnë një veprim specifik: shkarkimin e aplikacionit tuaj.

ASO është goxha e ngjashme me SEO (sidomos në Google Play Store). Për të pasur sukses në të, duhet njohur audienca që ju targetoni, çfarë fjalë kyqe përdorin ata kur kërkojnë për aplikacione sikurse ai i zhvilluar nga ju, cilat platforma i përdorin për ti kërkuar këto aplikacione etj. Kur këto janë të qarta, atëherë ju veqse jeni në rrugë të mbarë në optimizimin e aplikacionit tuaj.

Pse ASO është e rëndësishme?

Sipas Forrester, 63% e aplikacioneve zbulohen nga përdoruesit duke përdorur formën e kërkimit brenda platformës. Kjo e bën ‘kërkimin’ formën më të përdorur për të zbuluar dhe shkarkuar aplikacione.

Me pak fjalë, nëse nuk jeni duke e optimizuar aplikacionin tuaj për platformën ku e keni publikuar, ju nuk jeni duke përdorur kanalin më efektiv për promovimin dhe rritjen e shkarkimeve për aplikacionin tuaj.

Përkundër efikasitetit të madh të ASO-s, shumica e kompanive nuk janë duke përdorur këtë teknikë për promovimin e aplikacioneve të veta.

Injorimi që ata po i bëjnë kësaj fushe është në dobinë tënde. Më poshtë do të gjeni gjithçka që ju duhet për ta optimizuar dhe renditur më lartë aplikacionin tuaj në Play Store dhe App Store. Nëse çdo javë i kushtoni 1 orë kohë këtij procesi, ju do të shihni aplikacionin tuaj duke u shkarkuar 5x deri 10x më shumë sesa rata aktuale e shkarkimeve.

Si ta optimizoni aplikacionin tuaj për Play Store dhe App Store?

Disa nga faktorët kryesor që merren parasysh nga të dyja platformat përfshijnë:

  • Numrin e vlerësimeve
  • Numrin e instalimeve (dhe fshirjeve të aplikacionit nga telefoni)
  • Frekuenca e përdorimit të aplikacionit
  • Nr. i shkarkimeve në 30 ditët e fundit
  • Përdorimi i fjalëve kyqe në tituj dhe përshkrime
  • Backlinqe në faqen e aplikacionit

Këta faktorë janë të ngjashëm për të dy platformat sidoqoftë disa prej këtyre faktorëve sikurse nr. i vlerësimeve dhe backlinqet kanë më shumë efekt në Play Store sesa në App Store.

Vlerësimet e aplikacionit

Është shumë vështirë të marrësh vlerësime për aplikacionin tënd kur ate nuk është duke e shkarkuar askush. Para disa muajsh teksa po punonim në optimizimin e një aplikacioni të sapo lansuar u ballafaquam me po këtë problem.

Aplikacioni ishte i hatashëm, zgjidhte problemin për të cilin ishte krijuar mirpo meqë ishte i posalansuar ai kishte shumë pak shkarkime dhe asnjë vlerësim.

Për ta zgjedhur këtë problem ne i rekomanduam klientit që të kërkonte nga personat që i njihte dhe që kishin shkarkuar aplikacionin që ta vlerësojnë atë. Brenda 2 javësh në aplikacion u bën rreth 15 vlerësime dhe kjo ndikoi që brenda pak kohe aplikacioni të renditej për 50 pozita më lartë për termat kryesor.

Sidoqoftë kjo nuk është zgjidhje afatgjatë. Ekzistojnë mënyra të ndryshme përmes së cilës mund të ndikojmë në rritjen e vlerësimeve. Një nga to është zhvillimi i një veçorie në aplikacion ku ju i kërkoni përdoruesve që ta vlerësojnë app-in tuaj në platformën që e kanë shkarkuar. Për të qenë sa me efikas në gjenerimin e vlerësimeve, ju u shfaqni mesazhin përdoruesve kur ata janë më së shumti aktiv në të (p.sh. nëse është një lojë që ka disa nivele, ju mund ta shfaqni atë mesazh pas nivelit të 3).

88% e përdoruesve lexojnë vlerësimet para se ta blejnë një aplikacion sipas Zendesk. Nëse aplikacioni juaj është me pagesë, është jetike për suksesin e tij gjenerimi i vlerësimeve të mira në mënyrë që të rritet rata e shkarkimeve/blerjeve.

Pra me pak fjalë, vlerësimet janë të rëndësishme për ASO por gjithashtu edhe rritjen e nr. të shkarkimeve. ASO ju ndihmon ti sjellni përdoruesit në faqen e aplikacionit mirpo pastaj mënyra se si e prezantoni aplikacionin tuaj (ikona, screenshots, përshkrimi, vlerësimet) janë ato që e bindin përdoruesin që ta shkarkoj atë aplikacion.

Angazhimi i përdoruesve me aplikacionin tuaj

Një faktor tjetër që merret parasysh prej Play Store dhe App Store është angazhimi i përdoruesve me të. Nëse një aplikacion po merr shumë shkarkime ai konsiderohet ‘trending’ dhe favorizohet nga të dy platformat duke e renditur më lartë në rezultate të kërkimit. E kundërta ndodh nëse një aplikacion po shkarkohet mirpo pas një periudhe të shkurtër po fshihet nga përdoruesit. Ai ‘dënohet’ duke u renditur më poshtë në rezultate të kërkimit.

Është e njëjta logjike sikurse në SEO. Nëse një faqe ka ‘Bounce Rate’ të lartë që nënkupton se përdoruesit po klikojnë në të përmes rezultateve të kërkimit dhe pas një kohe të shkurtër po kthehen prapë në po ato rezultate dhe po shikojnë alternativat tjera, ajo ‘dënohet’ duke u renditur më poshtë në rezultate të kërkimit.

Kjo ndodh sepse Google konsideron që ajo faqe nuk ka dhënë përgjigjen që përdoruesit po kërkonin dhe arrin në këtë përfundim duke parë se ata po shqyrtojnë alternativat tjera.

E njëjta edhe tek aplikacionet, nëse shumë përdorues po e fshijnë një aplikacion të sapo instaluar atëherë kjo nënkupton që pritshmëritë e tyre nuk janë arritur dhe nuk po shohin vlerë për ta mbajtur atë aplikacion në telefonin e tyre. Këto të dhëna merren shumë seriozisht nga të dy platformat dhe janë të rëndësishme në suksesin e aplikacionit tuaj.

Përdorimi i fjalëve kyqe në titullin e aplikacionit

Ky është faktori më i rëndësishëm në optimizimin e prezencës së aplikacionit tuaj në këto platforma. Është shumë e rëndësishme që para se të vendosni për fjalën kyqe që do të përdorni, të hulumtoni dhe të gjeni një term relevant që ka një numër të madh kërkimesh dhe përshtatet me titullin e aplikacionit tuaj.

Google Maps - Play Store

Google Maps përdor fjalë kyqe në titullin e saj

Titulli duhet të përmbaj 25-30 karaktere max. Nuk rekomandohet që pas publikimit të aplikacionit të ndërrohet titulli sepse përdoruesit veqse janë mësuar me atë titull, prandaj para se të vendosni për titullin mendoni dhe analizoni opsionet në detaje.

Përshkrimi ka shumë rëndesi .. sidomos në Play Store

Përderisa titujt kanë rëndësi në të dy platformat, Google i kushton rëndësi të madhe edhe përshkrimit të aplikacionit. Përmendja e fjalës kyqe kryesore dhe sinonimeve të saj në përshkrim do ti jap një përparësi aplikacionit tuaj në rezultate të kërkimit.

Google Maps - Play Store Description

Një përshkrim i optimizuar në përfeksion (Google Maps / Play Store)

Në fotografinë e më sipërme mund të dalloni të paktën 10 fjalë kyqe relevante me aplikacionin në fjalë. Nëse kërkoni për këta terma në Google Play Store, aplikacioni Maps do të jetë në krye të rezultateve në shumicën e rasteve.

Sidoqoftë kjo nuk do të thotë që përshkrimi i aplikacionit të mbushet me dhjetëra fjalë kyqe vetëm për ASO. Fjalët kyqe duhet të përdoren vetëm atëherë kur ofrojnë vlere dhe sqarime për përdoruesit.

Nga eksperienca, një përshkrim i mirë që targeton fjalët kyqe ndihmon që të ngriteni për 10-20 pozita më lartë.

Lokalizimi

Shumica e zhvilluesve publikojnë aplikacionin e tyre në vetëm një gjuhë. Nëse ky është tregu i tyre specifik kjo është OK mirpo në shumicën e rasteve, tregu është global ndërsa aplikacioni po servohet vetëm në një gjuhë.

Lokalizimi i aplikacionit në gjuhët e tregjeve të targetuara do të ju ndihmoj në renditjen më të mirë të aplikacionit tuaj për ato tregje.

Numri i linqeve në faqen e aplikacionit

Edhe ky është një faktor që merret direkt parasysh në Play Store mirpo nuk duhet injoruar edhe për aplikacionet e publikuara në App Store.

Përderisa në Play Store është faktor që ndikon direkt në renditjen e aplikacionit tuaj në rezultate të kërkimit, një numër i konsiderueshëm i përdoruesve shfrytezojnë Google.com kur kërkojnë për aplikacione. Dihet botërisht rëndësia që Google i kushton linqeve që drejtojnë në një faqe të caktuar (kudo qoftë ajo), dhe nëse aplikacioni juaj në App Store merr shumë linqe ai do të renditet lartë në rezultate të kërkimit në Google.

Egzistojnë me qindra guida që tregojnë për teknika të ndryshme mbi ndërtimin e linqeve dhe asgjë që unë do të shkruaj mbi këtë temë nuk do të jetë e re. Sidoqoftë nëse nuk keni fare eksperiencë në këtë fushë, ja disa mënyra se si mund të ndërtoni linqe për aplikacionin tuaj:

  • shtojeni në direktori të aplikacioneve (nuk ofrojnë shumë vlerë por është një start :))
  • kërkoni nga media/bloggers të bëjnë një vlerësim të aplikacionit tuaj
  • publikoni artikuj tuaj në media/blogje dhe linkoni në to aplikacionin tuaj
  • etj…

Cilat platforma duhet të përdorni për të pasur sukses në ASO?

Ekzistojnë shumë platforma që do të ju ndihmojnë në optimizimin e aplikacionit tuaj në Play/App Store. Disa prej platformave që ne në Manaferra përdorim rregullisht janë:

  • Keyword Planner & Keyword Tool (keyword research)
  • Mobile Action (market research, analytics, keyword tracking etj)
  • App Anie (analytics, competitor analysis etj)

Të dhëna me shumë vlerë do ti gjeni edhe në Developers Console (Play Store) si dhe App Analytics (App Store). Shfrytëzoni këto të dhëna për të kuptuar se si po ndërveprojnë përdoruesit me aplikacionin tuaj, sa të sukseshme janë kampanjat që po zhvilloni, identifikoni hapësira ku mund të përmirësoheni etj.

Konkluzioni

ASO është proces që duhet të monitorohet dhe punohet në të gjatë gjithë kohës. Shumica e zhvilluesve e injorojnë këtë fazë gjatë zhvillimit të aplikacionit ndërsa merren me tituj, përshkrime pak qaste para se ta publikojnë aplikacionin në platformat përkatëse. Kjo ndikon që këto aplikacione të fundosen në renditje dhe zbulimi i tyre nga përdoruesit të bëhet i pamundshëm.

Këtu mund ta përdorim argumentin e njëjtë sikurse për uebsajtet. Të zhvillosh një uebsajt nuk mjaftonte, duhej mirmbajtje dhe promovim për të pasur kthim në investim. E njëjta vlen edhe për aplikacione.

63% e përdoruesve zbulojnë dhe shkarkojnë aplikacione përmes formave të kërkimit në platformat përkatëse. Shumica e aplikacioneve nuk janë të optimizuara dhe zhvilluesit e tyre injorojnë fare këtë proces.

Kjo është mundësi e artë për ty që me pak ndërhyrje (të cilat i diskutuam më sipër) të renditesh lartë në rezultate të kërkimit dhe të rritesh nr. e shkarkimeve për aplikacionin tënd. Fundja, cila është esenca e zhvillimit dhe publikimit të një aplikacioni nëse atë nuk do ta përdor askush?

Share and enjoy!

No comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *